Artikujt

Shkruar nga Saranda Invest Property Kategoria: Informacione
Publikuar më 21 Dhjetor 2012 Vizita: 47401
Shtyp

1 – Rezervimi
Per te bere rezervimin me pare duhet te shikoni disponibilitetin e akomodimit duke plotesuar e derguar formen Shiko Disponibilitetin & Cmimin.
Brenda 24 oreve Ju do te merni konfirmimin e disponibilitetit se bashku me informacionin ne lidhje me cmimin dhe format e pagesave nese nevojitet nje kapar rezervimi.
Per te prenotuar kete akomdim Ju duhet te klikoni PRENOTO.
Per te konfirmuar rezervimin mund te nevojitet nje kapar rezervimi te cilin duhet ta dergoni brenda afatit te percaktuar nga akomoduesi.
Menjehere pas marjes se Prenotimit dhe kaparit te rezervimit (nese nevojitet nje kapar), akomoduesi do te dergojme konfirmimin e rezervimit sebashku me Vaucherin/Kuponin e rezervimit, te cilet perbejne kontraten me akomoduesin.
Mos dergimi i kaparit te rezervimit brenda afatit te percaktuar nga akomoduesi mund te shkaktoj kancelimin e rezervimit tuaj.
2 – Menyrat e kryerjes se pagesave
Me pagesa on-line MoneyBookers, Ju mund te paguani me kart krediti/debiti ose nga llogaria Juaj bankare nepermjet linkut te sigurt te pagesave on-line MoneyBookers nese akomoduesi ka nje llogari te ne kete sherbim.
Transferta Bankare ne llogarine bankare te akomoduesit e cila do t’jepet sipas rastit nga akomoduesi.
Transferta cash, (nese behet fjale per nje shume jo me te madhe se 101euro), Ju mund ti dergoni pagesat nepermjet sherbimit te transfertave si WestrenUnion, MoneyGram ose Postes Shqiptare.
Sigurohuni ti dergoni akomoduesit numrin e transfertes me email.
Klienti duhet te paguaj te gjitha tarifat e transaksioneve bankare, pra akomoduesi duhet te mare shumen e sakte per te cilen eshte rene dakort.
Cash. Ju mund te paguani cash ne akomodim nese nuk nevojitet nje kapar rezervimi.
Kujdes: Saranda Invest Property nuk kerkon ne asnje raste te beni pagesa direkte me karten e kreditit ose te jepni te dhenat e kartes tuaj te kreditit dhe nuk garanton ne asnje menyre ose forme mbrojtjen e kartes se kreditit nga perdorimi i pautorizuar.

Ne Ju keshillojme te mos beni pagesa direkte me karten tuaj te kreditit dhe te mos jepni informacion te kartes tuaj te kreditit akomoduesve, por te perdorni sherbimin e pagesave te sigurta online si Moneybookers ose PayPal per te bere pagesa me karte krediti.
3 – Tarifa e rezervimit
Saranda Invest Property nuk aplikon tarifa rezervimi.
4 – Cmimet dhe taksat
Te gjitha cmimet e publikuara jane ne Euro dhe ne to perfshihen te gjitha taksat qe aplikohen ne sistemin e taksave te Republikes se Shqiperise. Akomoduesi rezervon te drejten te ndryshoj cmimet e publikuara perpara se Ju te kryeni nje rezervim. Nese cmimi i nje akomodimi ndryshon, atehere Ju do te informoheni perpara se te kryeni nje rezervim ne kete akomodim.
5 – Ndryshimet ne nje rezervim
Nese Ju deshironi te ndryshoni nje rezervim, no do te perpiqemi te bejme ate ndryshim, nese eshte e mundur.
Nese Ju deshironi te ndryshoni nje rezervim, Ju dueht te kontaktoni me akomoduesin per te bere ate ndryshim, nese eshte e mundur.
Nese Ju kerkoni te ndryshoni akomodimin ose destinacionin, kjo do te konsiderohet kancelim dhe ne kete raste do te trajtohet sipas paragrafit 6.
Pra Ju mund te kerkoni ndryshime per rezervimin vetem brenda te njejtit akomodim.
6 - Kancelimet
Kancelimet mund te behen vetem me shkrim (fax,email) nga personi qe ka bere rezervimin direkt tek akomoduesi.
Ne raste se nje pushues qe ka rezeruar nje akomodim nuk paraqitet ne kete akomodim deri ne oren 22:00 te dites se pare te rezervimit atehere ku rezervim do te konsiderohet i kanceluar.
Ne raste kancelimi mbahet 100% e kaparit te rezervimit.
Ne rast se nje akomodues bie dokort tu kthej kaparin e rezervimit atehere kapari do te kthehet personit qe ka bere rezervimin ose ne llogarin e tij bankare.

7 – Kancelimet nga Saranda Invest Property
Ne raste te rralle, nese Saranda Invest Property duhet te kanceloj nje rezervim, atehere ne do t’ju ofrojme alternative te ngjashme me rezervimin e kanceluar, pa ndonje kosto extra.
Nese alternativat qe ne paraqesim nuk jane te kenaqshme per Ju, ne do t’Ju rimbursojme per pagesen e kryer nga Ju per kaparin e rezervimit.
8 – Pergjegjesite
Pershkrimet e paraqitura ne faqen tone jane bere ne mirebesim. Megjithate ne nuk kemi ne pronesi e as menaxhojme akomodimet e ofruara, keshtu qe ne nuk mund te pranojme pergjegjesie per humbje apo demtime qe Ju mund te pesoni ne akomodim, me perjashtim te rasteve kur ato ndodhin per shkak te veprimeve te stafit te kompanise tone.
Informacioni i publikuar ne faqen e cdo akomodimi jepet nga akomoduesi i cili eshte dhe pergjegjes per vertesine dhe saktesin e ketij informacioni. Ne nuk mbajme pergjegjesi per humbje apo sherbime te munguara te cilat shkaktohen si rjedhoje e informacionit te publikuar ne faqet e akomodimit.
Ne rastet e percaktuara ne Kushtet e Garancise se Rezervimit Ju mund te perfitoni rimbursimin e kaparit te rezervimit qe Ju keni paguar per te rezervuar kete akomodim.
Per me teper shko te Kushtet e Garancise.
Ruajtja e sendeve personale me vlere jane nen pergjegjesine tuaj. Pergjegjesia jone per sherbimet e ofruara ose te munguara, ne cdo rast eshte e limituar ne vleren e kaparit te rezervimit te paguar nga pushuesi.
Ne nuk mbajme pergjegjesi per demtime, humbje apo evente te shkaktuara nga fuqite madhore ku si te tilla konsiderohen stuhite, era, reshjet, permbytjet, termetet, uji, zjarri, shkarje dheu, aksidente rrugore, qeveria, lufta, epidemite, katastrofa industrial, nga akte kriminale dhe cdo event tjeter qe nuk mund te kontrrollohet nga ne ose nuk mund te shmanget pamvaresishte perpjekjeve tona te sinqerta.
Gjithashtu, ne nuk mbajme pergjegjesi per vonesa ne transportin drejt dhe nga akomodimi I perzgjedhur.
Ne raste te tilla ne Ju keshillojme te kontaktoni me nje kompani siguracioni.
9 – Ankesa
Ne rastin e rralle, nese keni ankesa ne lidhje me akomodim tuaj, duhet menjehere te komunikoni me akomoduesin dhe te kerkoni nje zgjidhje te problemit. Nese nje zgjidhje e pranueshme nuk arihet me akomoduesin, atehere duhet te komunikoni menjehere me ne, ne numrat qe ndodhen ne Vaucherin/Kuponin qe ne Ju kemi dhene. Ne do perpiqemi t’Ju gjeme nje zgjidhje menjehere.
Nese Ju nuk na informoni per problemin, gjate periudhes qe Ju ndodheni ne akomodim, atehere ne nuk do te kemi mundesi ta zgjidhim problemin pasi Ju te jeni kthyer ne vendbanimin tuaj.
10 – Mberitja dhe largimi nga akomodimi
Ju mund te informoheni ne lidhje me oren e mberitjes dhe largimit nga akomodimi ne kushtet e cdo akomodimi ose duke kontaktuar direk me akomoduesin.

11 – Depozita e garancise (per demtime te mundshme ne akomodim)
Gjate kryerjes se rezervimit nuk kerkohet depozite garancie. Por akomoduesi mund te kerkoj depozite garancie kur Ju te mberini ne akomodim. Ne te gjitha rastet Ju mund te informoheni nese duhet dhe sa eshte depozita e garancise, te kushtet e tarifave te akomodimit, ku eshte percaktuar nese kerkohet dhe sa eshte ajo ne cdo raste.
Perpara largimit nga akomoduesi do te kontrrolloj akomodimin per mungesa apo demtime te mundshme dhe ne raste se dicka mungon apo eshte demtuar, eshte pergjegjesia Juaj te paguani 100% te demit te shkaktuar.
12 – Kujdesi ndaj prones
Ju lutemi ta mbroni dhe te respektoni akomodimin, duke mos e demtuar ate dhe duke mos shqetesuar perdoruesit e tjere te akomodimit. Ju duhet ta dorezoni ate ne gjendjen qe e moret ne dorezim kur mberitet. Akomoduesi do te kontrrolloj akomodimin perpara largimit tuaj dhe nese konstaton demtime atehere ai do kerkoje nga Ju te paguani per demin e shkaktuar. Nese Ju demtoni akomodimin ose shqetesoni pushuesit e tjere, pronari I akomodimit mund te kerkoj te largoheni nga akomodimi. Ne kete raste ne nuk kemi detyrim te gjejme nje akomodim tjeter per Ju ose t’Ju rimbursojme.
13 - Siguracion
Ne I rekomandojme klientet tane te pajisen me siguracionin e tyre personal per cdo raste nga kompanite e siguracioneve.
14 – Numri I personave ne akomodim
Numri I personave qe perdorin akomodimin nuk mund te jete me I madhe se numri I personave qe eshte percaktuar ne rezervim. Pronari I akomodimit ka te drejte te refuzoj perdorimin e akomodimit nese numri I personave qe do perdorin akomodimin eshte me I madhe se numri I personave te percaktuar ne rezervim.
Ne raste se akomoduesi pranon me teper persona se sa eshte percaktuar ne rezervim atehere, Ju do te paguani tarifen perkatese per personat ekstra.
15 – Mbrojta e te dhenave personale
I gjithe informacioni qe ka lidhje me te dhenat personale te klientit eshte konfidencial dhe do perdoret vetem ne sherbim te klientit. Ky informacioni i jepet akomoduesit dhe ne nuk mund te garantojme qe akomoduesi nuk do ta ndaj kete informacion dhe me te trete. Per kete arsye ne Ju keshillojme te mos dergoni asnje informacion te cilin Ju nuk doni te mesohet dhe nga te tjere.
Per me teper shko te Privacy Policy.
16 - Kontrata
Keto kushte rezervimi se bashku me termat e kushtet e pergjithshme dhe Vaucherin/Kuponin e rezervimit perbejne nje kontrate te lidhur ndermjet akomoduesit dhe Ju. Kjo kontrate zbatohet konform legjislacionit Shqiptar dhe nen juridiksionit e gjykatave Shqiptare.

 

Gjej Pronen qe kerkon!

Pronat e Fundit

  • Objekt Karabina në Shitje  Kodi: G0002 Objekt Karabina në Shitje Kodi: G0002
    Karabina 1 –katësheTrualli 430m2 Kati përdhe 150 m2 me gjithë ballkon.
    Lexo më shumë ...
  • Objekte  dhe biznes  ( Apartament, Hotel , Bar-kafe) ne shitje ne Sarande -Shqiperi  G0004 Objekte dhe biznes ( Apartament, Hotel , Bar-kafe) ne shitje ne Sarande -Shqiperi G0004
    Objekte dhe biznes ( Apartament, Hotel , Bar-kafe) ne shitje ne Sarande…
    Lexo më shumë ...
  • Apartament 1+1 per Shitje Apartament 1+1 per Shitje
     Apartament 1+1 per Shitje  Qyteti: Sarandë  Shteti: Shqiperi This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.   This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. siperfaqe…
    Lexo më shumë ...

Llogarit Kredine

Ndrysho vlerat e meposhteme sipas kerkesave tuaja per te bere perllogaritjen e kestit mujor.

Kesti Mujor (€)
You are here:   Krye