Artikujt

Shkruar nga Saranda Invest Property Kategoria: Informacione
Publikuar më 21 Dhjetor 2012 Vizita: 42731
Shtyp

Ø  1Te pergjithshme:
Ju perfitoni benefitet e garancise nese:
1.1. Keni gjetur dhe keni rezervuar nje akomodim te publikuar ne faqen tone.
1.2 Keni bere rezervimin e ketij akomodimi nepermjet programit te rezervimit te faqes tone.
1.3 Keni bere pagesen e kaparit te rezervimit ne nje nga menyrat e pagesave te percaktuara ne kushtet e rezervimit.
1.4. Keni derguar shumen e sakte te kaparit te rezervimit duke perjashtuar shpenzimet e transfertave bankare.
1.5 Na keni njoftuar per problemin tuaj menjehere pas konstatit te problemit duke na dhene mundesine te perpiqemi te gjejme nje zgjidhje te mundshme.
1.6 Vetem rezervimet e kryera nepermjet programit te rezervimit te faqeve tona mbulohen nga kjo garanci.
1.7 Ne asnje rast rimbursimet e kryera bazuar ne kete garanci nuk mund te jene me te larta se kapari i rezervimit qe pretenduesi ka paguar para mberitjes ne akomodim.
2. Rastet qe mbulohen nga Garancia e Rezervimit.
Rastet e meposhteme mbulohen nga Garancia e Rezervimit:
2.1 Nese Ju keni bere nje rezervim nepermjet faqes tone dhe me mberritjen tuaj ne akomodim rezulton se akomodimi nuk eshte i njejti ose nuk ofron te njejtat sherbime me ate qe eshte publikuar dhe Ju keni rezervuar.
2.2 Nese Ju keni bere nje rezervim nepermjet faqeve tona dhe me mberitjen tuaj ne akomodim Ju konstatoni se akomodimi nuk eshte i lire ose pronari nuk pranon rezervimin tuaj, pa te drejte.
Nese nje nga keto raste plotesohet, atehere Ju do te asistoheni nga ne, pa kosto ekstra, per te gjetur nje akomodim te ngjashem me akomodimin qe Ju kishit rezervuar brenda mundesive tona objektive, dhe nese Ju keni paguar nje kapar rezervimi, ne do te kthejme vleren e plote te kaparit te rezervimit.
3.Shembuj te rasteve te cilat nuk mbulohen nga Garancia e Rezervimit.
   
†Raste e meposhteme jane shembuj te rasteve te cilat nuk mbulohen nga garancia e rezervimit:
3.1 Nese ju nuk keni paguar kapar rezervimi perpara mbritjes ne akomodim ne nje nga format e percaktuara ne kushtet e rezervimit, atehere Ju nuk perfitoni kete garancine.
3.2 Ju nuk perfitoni garancine nese Ju nuk pranoni nje akomodim ne mberritje per shkak te vendodhjes se akomodimit.
3.3 Ju nuk perfitoni garancine e rezervimit nese nuk jeni te kenaqur me akomodimin e rezervuar pasi ai nuk i pershtatet kerkesave tuaja edhe pse akomodimi i ofron te gjitha sherbimet e publikuar. Pra nuk pranohen rastet “tani nuk me pelqen, nderrova mendje”.
3.4  Nese pronari nuk e pranon rezervimim pasi Ju nuk jemi dakorte me Kushtet e akomodimit te publikuara, (p.sh. keni kafshe shtepieke me vete edhe pse ne kushte eshte percaktuar se kafshet nuk lejohen ne akomodim, etj.), ose Ju keni pretendime jashte rezervimit te percaktuar ne Vaucher (p.sh.paraqiteni ne akomodim me teper persona se sa eshte percaktuar ne vaucherin/kuponin e akomodimit, etj)
3.5 Nese Ju kanceloni nje rezervim, atehere Ju nuk perfitoni benefitet e garancise. Ne kete raste aplikohen  kushtet e kancelimit te percaktuara ne paragrafin 6 te Kushteve te Rezervimit.
3.6 Nese Ju keni nje mosmarveshje me pronarin ne lidhje me tarifen e qerase se akomodimit ose pretendoni nje ulje cmimi perfshire dhe rastet kur Ju mberini me vonese ne akomodim ose largoheni parakohe nga akomodimi, atehere Ju nuk mund te pretendoni rimbursim Saranda Invest Property .

3.7 Nese Ju nuk na njoftoni brenda 24 oreve nga momenti konstatimit te problemit, ne numrin e telefonit +355694801295,  +355672930980ose ne emailin This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , per problemin e konstatuar, atehere Ju nuk perfitoni benefitet e garancise.
Nese Ju nuk nuk zbatoni kerkesat e procedures se perfitimit te garancise, ose ndermerni ndonje veprim ose mosveprim i cili na kufizon ne mundesine te zgjidhim problemin e per te kufizuar humbjet tona, ose jepni deklarata false ose kryeni veprime te cilat kane per qellim perfitime te padrejta ne dem te TravelNet ose te bashkepunetoreve tane, atehere Ju do te humbisni cdo te drejte per te perfituar benefitet qe kjo garanci ofron.
4. Kerkesa per perfitimit e Garancise se Rezervimit.
Dergoni me email ne This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , nje kerkese per te perdorur garancine e rezervimit.
Me dergimin e Kerkeses per Garancine e Rezervimit ju jeni dakort qe:
4.1 Nese ne permbushim pretendimet tuaja per per t’Ju rimbursuar kaparin e rezervimit, atehere pagesat do te kryhen ne llogarine bankare te personit qe ka bere rezervimin. Perfituesi do te mbuloj koston e transfertes bankare.
4.2 Nese ne permbushim pretendimin tuaj per t’Ju rimbursuar kaparin e rezervimit, atehere Ju jeni dakorte ta clironi Saranda Invest Property dhe bashkepuntoret e saj nga cdo pretendim Juaj qe ka lindur ose ka lidhje me evente para dates se rimbursimit.
5. Procedura e perfitimit te Garancise se Rezervimit
5.1 Njoftoni Saranda Invest Property
Ju duhet te na njoftoni brenda 24 oreve ne telefonin +355694801295, +355672930980  ose me meail ne This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , nga momenti qe Ju konstatoni se ekziston nje problem i cili kerkon nderhyrjen ton ose aktivizimin e kesaj garancie.
5.2Dergoni kerkesen per rimbursim sic percaktohet ne piken 4 te ketyre kushteve.
5.3Dokumentoni rezervimin tuaj.
Ju duhet te dokumentoni dhe te na informoni ne lidhje me detajet e rezervimit tuaj, si nje kopje te Kuponi te Akomodimit (voucherit), emrin e mbiemrin tuaj (te rezervuezit) si dhe cdo informacion tjeter qe mund te kerkohet nga ne, perfshire dhe kopje te dokumentacionit qe mund te nevojitet per kete qellim.
  5.4 Dokumentoni pagesa e kryera.
  Nese kerkoni kthimin e kaparit te rezervimit, atehere Ju duhet te na dergoni kopje te dokumentacionit per pagesat e kryera per kaparin e rezervimit.
6. Na ndihmoni, qe t’Ju ndihmojme.
Nese Ju doni te perfitoni Garancine e Rezervimit, atehere Ju jeni dakorte te na jepni cdo informacion ose dokumentacion qe ne mund t’Ju kerkojme brenda afateve kohore te percaktuar ne keto kushte, per te mbeshtetur kerkesen tuaj per rimbursim. Nese Ju doni te perfitoni benefitet e garancise, atehere Ju keni rene dakort te bashkepunoni me ne per te plotesuar e ndjekur proceduren perkatese. Te gjitha kerkesat per perdorim te garancise se rezervimit do te kancelohen automatikishte nese pretenduesi nuk i pergjigjet kerkesave tona ose nuk arrin te dergoj nje dokumentacion te kerkuar brenda 10 diteve nga parashtrimi i kerkeses sone me shkrim (post ose email).

 7. Afatet e Rimbursimit. 
Procesi i rimbursimit te pretendimeve tuaj do te zgjase jo me teper se 30 dite. Nese Saranda Invest Property bie dakort  te kryej rimbursimin e kaparit te rezervimit, atehere ai do te kryhet brenda 10 diteve nga data qe ne kemi miratuar rimbursimin e pretendimeve. Cdo rimbursim do te kryhet ne llogarine bankare te personit qe ka bere rezervimin. Perfituesi do te paguaj shpenzimet e transfertes bankare.

Gjej Pronen qe kerkon!

Pronat e Fundit

  • Rezervime Dhoma me Qera Vila Kodi: D0004 Rezervime Dhoma me Qera Vila Kodi: D0004
    Ky ambient akomodues ka në dispozicion të pushuesve:14 dhoma plus 1 suitë.6…
    Lexo më shumë ...
  • Truall per Shitje ne Sarande Shqiperi Truall per Shitje ne Sarande Shqiperi
    Truall per Shitje ne Sarande Shqiperi Kodi: A0019 Lagja: Sarande Qyteti: Sarande…
    Lexo më shumë ...
  • Dhoma me Qera ne Ksamil Kodi: D0014 Dhoma me Qera ne Ksamil Kodi: D0014
    Dhoma me Qera ne Ksamil Kodi: D0014 00355694801295        00355672930980 This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
    Lexo më shumë ...

Llogarit Kredine

Ndrysho vlerat e meposhteme sipas kerkesave tuaja per te bere perllogaritjen e kestit mujor.

Kesti Mujor (€)
You are here:   Krye