SARANDA ndodhet në jug Shqipërisë. Është vend bregdetar. Ka një pozicion gjeografik dhe klimë shume te favorshme, gjë që e bën një destinacion të rëndësishëm TURISTIK.
Laget nga ujërat e detit JON. Duke qenë në jug të Shqipërisë ajo kufizohet me tokë me shtetin fqinjë GREQINË. Ka 2 hyrie - dalje në jug KAKAVIJA dhe QAFBOTA në to ushtrojnë funksionin shtetëror doganat në cilat kryhen të gjitha procedurat lidhur me aktivitetin tregëtar ndërmjet dy shteteve. Gjithashtu kryhet dhe lëvizja njerëzve anasjelltas në dy vendet. Me det kufizohet me ishullin e KORFUZIT. Saranda disponon një port i cili bën të mundur ankorimin e jahteve të madhësive të ndryshme dhe anijeve gjithashtu. Në këto rrethana bëhet e mundur hyrja dhe dalja e shtetasve të huaj drejt destinacioneve të ndryshme turistike, vlen të theksojmë se SARANDA ka në gjirin e vet shumë destinacione të hershme arkeologjike si për shembull: BUTRINTI FENIKAS<FINIQI I SOTËM> MANASTIRI I 40 SHENJTORËVE ETJ.
Por gjithashtu Saranda karakterizohet nga plazhet e pastra me rërë të hollë dhe ujë të ngrohtë. Vlen te theksohen plazhet e virgjëra:
GJIRI I MANASTIRIT Duke vazhduar me GJIRIN E KAKOMES, KROREZA, SHPELLA në LUKOVË, BORSH, KSAMILI.
Ky qytet të ardhurat kryesore i ka nga turizmi. Zhvillimeve të fundit kësaj industrie shtysë të madhe i ka dhënë investimet në infrastrukturën urbane në partneritet me investitorët privat që kanë investuar konsiderueshëm në këtë industri.
Duke patur parasysh se çmimet në hoteleri turizëm këtu janë nga më konkurrueset në rajon ky destinacion turistik fluksi i vizitorëve është gjithmonë në rritje. Ardhja në rritje e një numri të konsiderueshëm vizitorësh ka shtuar kërkesën për apartamente banimi. Këto kërkesa në sektorin e ndërtimit kanë marrë shtysë nga çmimet mjaft të ulëta në krahasim me çmimet në rajon.
Vlen të theksojmë se shtysë të madhe në këtë sektor i ka dhënë ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NE NATO dhe marrja e STATUSIT ANËTAR PËR BASHKIMIN EVROPIAN.
Disa nga blerësit potencial janë nga vendet skandinave si p.sh NORVEGJIA,SUEDIA,SKOCIA,ANGLIA,RUSIA, gjithashtu të shumtë janë dhe blerësit nga HOLANDA,ITALIA,FRANCA.
Vlen gjithashtu të dihet se komuniteti që jeton këtu është i përbërë nga etni multi fetare si e krishterë, katolike dhe ajo myslimane. Por që jetojnë në harmoni të plot me njëri - tjetrin. Kjo dukuri pozitive dëshmohet në lidhjet martesore ku feja nuk luan rol midis partnerëve.
Ndrysho vlerat e meposhteme sipas kerkesave tuaja per te bere perllogaritjen e kestit mujor.