Apartament Suite Luksoze (5-Yje) me qera per pushime ne Sarande (K0022)

H 07, 2014 Shkruar nga 

Apartament Suite Luksoze (5-Yje) me qera per pushime ne Sarande (K0022)

Siperfaqeja: 200 metra katror
Kapaciteti: 7-8 Persona


Perberja e Apartamentit Suite:

 

Dy dhoma gjumi me krevat dopjo
Nje dhome gjumi me dy krevate tek
Dy tualete
Dhome Sallon dhe Kuzhine
Terrace: 80 metra katrore
Dy grila
Nje oxhak ne dhomen e sallonit
Apartamenti ndodhet ne kat te tete

 

Karakteristikat e Apartamentit Suite:

 

Ky apartament ofron per pushuesit kushte mjafte te mira per tu akomoduar, dhomat e gjumit jane te gjitha te
pajisura me Air Conditioner, sistemi i ngrohjes se ujit me sistem diellore, disponon terrace, ambiente clodhese dhe
nje pamje relaksuese nga deti.
Perendimi i diellit, cicerimat e pulebardhave, oshetima e jahteve luksoze te cilat ankorohen ne portin e Sarandes
eshte nje mrekulli e pa perseritshme dhe nje kenaqesi qe pushuesit do te shijojne vetem ne kete apartament luksoz me pese yje.
Apartamenti suite eshte i pozicionuar afer plazhit dhe bulevardit qendror te qytetit.


KLIKONI NE VIDEON TE MEPOSHTME PER TE PARE APARTAMENTIN DHE AMBIENTET E BRENDSHME TE SAJA.


Avantazhet e këtij apartament:

 

Largesia nga deti: 50 metra
Largesia nga qendra e qytetit: 70 metra
Parkim i garantuar
Uje dhe Rryme 24 h te garantuar

Prane Nderteses ofrohen sherbimet si:
Super Markete, Kafe Bare, Restaurante, Pishinat, Fushe e Tenisit....

Periudha dhe Tarifat per apartamentet suite 3+1 (kapaciteti 7-8 persona)

01/5-31/06

01/07-15/07

16/07-26/08

26/08-10/09

100 €

135 € - 140 

145 € - 150 

100 

 

Politika Anullimit:

Anulimi i rezervimit behet 72 ore para dates se mberritjes. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit.

Me pervojen disavjecare,lidhur me nevojat qe kane pushusit dhe trajnimit te personelit nga ana jone me

qellimin per tua bere pushimet same te vecanta,ju garantojme se ne keto ambjente do te ndiheni si ne

shtepin tuaj.

Rreth qytetit te Sarandes:

SARANDA ndodhet ne jug  Shqiperise. Eshte vend bregdetar. Ka nje pozicion gjeografik dhe klime shume te favorshme, gje qe e ben nje destinacion te rendesishem TURISTIK.
Laget nga ujerat e detit JON. Duke qene ne jug te Shqiperise ajo kufizohet me toke me shtetin fqinje  GREQINE. Ka 2 hyrie - dalje ne jug KAKAVIJA dhe QAFBOTA  ne to ushtrojne  funksionin shteteror doganat ne cilat kryhen te gjitha procedurat lidhur me aktivitetin tregetar ndermjet dy  shteteve. Gjithashtu kryhet dhe levizja  njerezve anasjelltas ne dy vendet. Me det kufizohet me ishullin e KORFUZIT. Saranda  disponon nje port i cili ben te mundur ankorimin e jahteve te madhesive te ndryshme  dhe anijeve gjithashtu. Ne keto rrethana behet e mundur hyrja dhe dalja  e shtetasve te huaj  drejt destinacioneve te ndryshme turistike, vlen te theksojme  se SARANDA  ka ne  gjirin e vet shume destinacione te hershme arkeologjike si per shembull:  BUTRINTI  FENIKAS<FINIQI  I SOTEM>  MANASTIRI I 40 SHENJTOREVE ETJ.
Por  gjithashtu Saranda karakterizohet  nga plazhet e pastra me rere  te holle  dhe uje te ngrohte. Vlen te theksohen plazhet e virgjera:GJIRI I MANASTIRIT  Duke vazhduar me GJIRIN E KAKOMES, KROREZA,  SHPELLA ne LUKOVE, BORSH, KSAMILI.
Ky qytet te ardhurat kryesore i ka nga turizmi. Zhvillimeve te fundit kesaj industrie shtyse te madhe i ka dhene investimet ne infrastrukturen urbane ne partneritet me investitoret privat qe kane investuar konsiderueshem ne kete industri.
Duke patur parasysh se çmimet ne hoteleri turizem ketu jane nga me konkurrueset ne rajon ky destinacion turistik,  fluksi i vizitoreve eshte gjithmone ne rritje. Ardhja ne rritje e nje numri te konsiderueshem vizitoresh ka shtuar kerkesen per apartamente pushimi.

Qyteti i Sarandes, i quajtur ndryshe qyteti me diell, i cili karakterizohet nga 290 dite me diell,me temperatura relativisht nga me te lartat ne rajon. Kjo u jep mundesine pushuesve te planifikojne pushimet e tyre sa me ekonomike, d.th.m qe mund te pushojne edhe gjate muajve te tjere si p.sh. Maj, Qershor, Shtator, te cilet karakterizohen nga oferta mjaft ekonomike.

Informacione shtesë

  • Destinacioni: Saranda
  • Lloji Akomodimit: Apartamente

Media

Dergoni nje Mesazh

Sigurohu të fusni informacionin e nevojshëm (*) kur ju kërkohet.

Shiko Disponibilitetin dhe Cmimin

Kerko Nje shtepi Pushimi

Destinacioni
 
Lloji Akomodimit
 

Gjej Pronen qe kerkon!

Pronat e Fundit

Llogarit Kredine

Ndrysho vlerat e meposhteme sipas kerkesave tuaja per te bere perllogaritjen e kestit mujor.

Kesti Mujor (€)
You are here:   KryeREZERVONI PUSHIMETApartamenteApartament Suite Luksoze (5-Yje) me qera per pushime ne Sarande (K0022)